SHKODËR: 2 PRILL 1991 | VIKTIMA TË REGJIMIT STALINIST MBETËN; ARBEN BROCI; BUJAR BISHANAKU; NAZMI KRYEZIU; BESNIK CEKA | MARTIRË TË DEMOKRACISË; TË ASAJ DEMOKRACIE TË ËNDËRRUAR QË NUK ERDHI KURRË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 2
- 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Protestat kundër regjimit stalinist në 2 prill të vitit 1991 u morën jetën katër të rinjve studentë në qendër të Shkodrës.
Shpallja e protestave në të gjithë Shqipërinë, arriti pikën kulmore në Shkodër, nga ku u demonstrua hapur qëndresa e studentëve dhe popullsisë vendase, për të rrëzuar regjimin stalinist.
Vrasja e të tyre futi në zi jo vetëm Shkodrën por mbarë Shqipërinë.
Viktima të regjimit stalinist mbetën:
1- Z. Arben Broci.
2- Z. Bujar Bishanaku.
3- Z. Nazmi Kryeziu.
4- Z. Besnik Ceka.
Ata kosiderohen martirë të demokracisë, të asaj demokracie të ëndërruar që nuk erdhi kurrë, por, që u zëvendësua me bandokracinë, me hajokracinë, me neodiktaturën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments