SHKENCËTARËT BRAZILIANË ZBULUAN NJË MOLEKULË ANTIKANCEROGJENE NGA HELMI I AKREPIT QË VEPRON KUNDËR QELIZAVE TË KANCERIT TË GJIRIT SI NJË ILAÇ KIMIOTERAPIE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 24
- 1 min read

Rio De Janeiro, Brazil | Helmi i një akrepi të zakonshëm të Amazonës mund të hapë rrugën për një ilaç për kancerin e gjirit.
Një grup studiuesish nga Universiteti i São Paulo (Usp) është i bindur për këtë dhe - në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Kërkimeve në Amazonë (Inpa) dhe Universitetin e Shtetit të Amazonës (UEA) - ka identifikuar në toksinën e akrepit Brotheas Amazonicus një molekulë me efekte të ngjashme me ato të ilaçeve më të përdorura të kimioterapisë.
Rezultatet paraprake të hulumtimit u prezantuan në Javën Fapesp, të mbajtur nga 10 deri më 12 qershor në Tuluzë të Francës.
“Falë punës bio-ekspektive, ne kemi identifikuar një molekulë në speciet Brotheas Amazonicus të ngjashme me ato që janë tashmë të pranishme në helmin e akrepave të tjerë dhe aktive kundër qelizave tumorale të gjirit”, shpjegoi për entin mediatik “Poder 360” koordinatorja e projektit, Eliane Candiani Arantes.
Zbulimi përfaqëson një hap premtues drejt zhvillimit të terapive të reja onkologjike, më të synuara dhe potencialisht më pak agresive.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments