Teheran, Iran | Policia iraniane dyshohet se ka qëlluar mbi një grua që po ngiste makinën pa respektuar rregullat për përdorimin korrekt të mbulesës, duke e plagosur rëndë dhe duke e lënë të paralizuar.
Enti mediatik britanik Rojtari (The Guardian) e raporton këtë, duke cituar grupe dhe burime të të drejtave të njeriut brenda Iranit.
Znj. Arezoo Badri ishte duke ecur në shtëpi në qytetin verior të Noor-it më 22 korrik 2024 kur policia u përpoq ta ndalonte pasi makina e saj u raportua.
Një OJQ tha se beson se znj. Badri, një nënë e dy fëmijëve, mund të jetë parë ose filmuar duke vozitur pa hixhab ditët e mëparshme dhe se një paralajmërim ishte lëshuar në targat e saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments