Tiranë, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau te rrett-rrotullimi i TEG-ut.
Si pasojë dy veta u konfliktuan me njëri-tjetrin me sende të forta.
Policia njofton se shkak i konfliktit ka qenë fërkimi i makinave, ndërsa sherri ka degraduar deri në dhunë fizike.
Dy drejtueset (vajza) e automjeteve kanë përplasur automjetet dhe më pas dy të afërm të tyre kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke u konfliktuar me sende të forta.
Një prej tyre quhet Fatjon Dauti.
Tjetri quhet Marjo Barjamaj.
Z. Dauti ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Në vendin e sherrit u gjet edhe një armë zjarri.
Njoftim | Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare