Milano, Itali | Një burrë vdiq dhe një tjetër u plagos gjatë një ngjarjeje të dhunshme në Kernusko sul Navilio (Cernusco sul Naviglio), në zonën e Milanos.
Në numrin e emergjencave 118 u raportua për të shtëna. I vdekuri kishte plagë nga plagë me thikë, i plagosuri nga plumbi.
Ngjarja kriminale ngjau në rrugë, në rrugën Besoci (via Besozzi), në orën 10.45.
Vrasja ka ndodhur në fund të një debati verbal mes dy ultrasve të Interit.
I vrari është z. Antonio Beloko (Bellocco), me moshë 39 vjeç.
I plagosuri është z. Andrea Beretta, me moshë 49 vjeç, drejtues aktual i ultrasve të Interit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments