Peshkopi, Shqipëri | Strukturat vednore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Orgest Hidri.
Njoftim | Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, reagimi në kohë i Policisë, çoi në pranga autorin e dyshuar, menjëherë pas ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen “Kamen”, në qytetin e Peshkopisë, po ndodhte një konflikt mes dy të rinjve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe hetimeve të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, 18 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht dhe ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin 18 vjeç, banues në Peshkopi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments