
Mali | Të paktën 48 veta kanë vdekur nga shembja e një zone të minierave të paligjshme të arit në Malin perëndimor, thanë disa burime lokale.
“Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut, deri në orën 18:00 të datës 15 shkurt 2025, është 48”, tha një burim i policisë lokale.
“Disa nga viktimat ranë në ujë. Mes tyre ishte një grua me foshnjën e saj në shpinë”, tha i njëjti burim nga policia lokale.
Sipas një zyrtari lokal të kontaktuar me telefon nga agjencia e lajmeve “AFP”, tragjedia ka ndodhur në Bilaly Koto dhe viktimat janë kryesisht gra.
Aksidenti ndodhi në një vend të braktisur që më parë operohej nga një kompani kineze.
Shumë minatorë artizanalë të arit shkojnë në këto vende me shpresën për të gjetur ar.
Ndër vendet më të varfra në botë, Mali është gjithashtu një nga prodhuesit kryesorë të arit në Afrikë.
Pak më shumë se një vit më parë, një rrëshqitje dheu vrau më shumë se 70 njerëz në një minierë ari në Malin jugor.
Dhe përsëri, në fund të janarit, të paktën dhjetë minatorë, kryesisht gra, u vranë pas shembjes së një miniere në jug të vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires