top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHEFI I SHIN BET-it RONEN BAR: DO TË JAP DORËHEQJEN MË 15 QERSHOR TË VITIT 2025 | MORI PËRGJEGJËSI VETJAKE PËR DËSHTIMIN E AGJENCISË PËR TË PARANDALUAR SULMIN TERRORIST TË HAMASIT MË 7 TETOR 2023.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 29
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Kreu i Shin Bet-it (Agjencia e Brendshme e Inteligjencës së Izraelit), Ronen Bar, ka njoftuar se do të largohet nga posti i tij më 15 qershor, duke përmendur përgjegjësinë personale për dështimin e agjencisë për të parandaluar sulmin terrorist të 7 tetorit 2023 nga Hamasi.

 

Duke folur në një ngjarje përkujtimore sot për të rënët e Shin Bet-it, z. Bar tha se pas viteve (aktiviteti) në shumë fronte, agjencia nuk arriti të japë paralajmërimin në kohë në atë kohë, duke thënë se të gjitha sistemet u shembën.

 

Në këtë mbrëmje të veçantë, një simbol kujtimi, guximi dhe sakrifice, kam zgjedhur të njoftoj përmbushjen e kësaj përgjegjësie dhe vendimin tim për të përfunduar mandatin tim si kreu i Shin Bet-it”, citohet të ketë thënë z. Bar - nga enti mediatik Kohërat e Izraelit (Times of Israel).

 

Z. Bar më pas theksoi rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë së Shin Bet-it dhe tha se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Gjykatën e Lartë në çështjen në vazhdim për shkarkimin e tij, për të siguruar që agjencia të mbetet e lirë nga presioni politik.

 

Dorëheqja e z. Bar vjen pas disa muajsh kritikash për dështimet e Shin Bet-it përpara sulmit terrorist të Hamasit të 7 tetorit dhe pasi kryeministri Benjamin Netanjahu botërisht lëvizi për ta hequr atë nga detyra, duke paraqitur një sërë peticionesh në Gjykatën e Lartë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page