Uashington, Amerikë | Pas rifitimit të Shtëpisë së Bardhë, një miliard dollarë fitoi edhe ish-presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) sot, më 6 nëntor 2024, falë rritjes së vlerës së aksioneve të kompanisë së tij Trump Media.
Këtë e ka bërë të ditur transmetuesi “CNN”.
Kompania arriti një vlerë tregu prej rreth 9 miliardë dollarë, pasi pa aksionet e saj të rriten me 35 për qind në seancën para tregut.
Presidenti i zgjedhur zotëron 114.75 milionë aksione të Trump Media, me një vlerë totale që dje ishte 3.9 miliardë dollarë dhe sot 5.3 miliardë dollarë.
“Sigurisht - specifikon ‘CNN’ - këto janë vetëm fitime në letër. Në praktikë, do të ishte e vështirë për z. Tramp që të shiste shumë nga këto aksione pa ulur çmimin e tyre”.
Trump Media kishte tashmë më shumë se trefishuar vlerën e saj të tregut midis 23 shtatorit dhe fundit të tetorit 2024, kryesisht falë rritjes së shanseve të pronarit të saj për fitore në zgjedhje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Opmerkingen