top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA: PROTESTAT PO PËRHAPEN EDHE NË SHTETE TË TJERA; JORKU RI + ATLANTA + SITLL (SEATTLE) + DALLAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read

Los Anxhelos, Amerikë | Protestat kundër politikave të administratës Tramp (Trump) për imigracionin po mobilizojnë autoritetet në qytete të tjera të ShBA-ës përveç Los Anxhelosit dhe San Franciskos, ndërsa në këtë të fundit numri i protestuesve të arrestuar është rritur në të paktën 150”, raporton transmetuesi televiziv “CNN”.


Protestat kundër bastisjeve kundër emigrantëve kthehen në Los Anxhelos.


Protestuesit dolën gjithashtu në rrugë në Atlanta, Seattle, Dallas, Louisville dhe New York, ku policia arrestoi "disa" persona”, tha stacioni televiziv.


Tensionet po rriten në Los Anxhelos, ku qindra njerëz janë rikthyer në rrugë me flamuj amerikanë dhe meksikanë për të protestuar - deri më tani në mënyrë paqësore - kundër bastisjeve të paligjshme të administratës Tramp (Trump).


Protestuesit marshojnë pranë Ndërtesës Federale në qendër të qytetit, e cila, mbrohet nga policia e trazirave dhe trupat e Gardës Kombëtare.


Ndërtesa e madhe strehon zyra për disa agjenci federale, duke përfshirë Zyrën e Imigracionit dhe Doganave dhe Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së.


Policia nisi së pari një sulm të lehtë për të shpërndarë protestuesit pro-migrantë, pasi qendra e qytetit u ndalua nga protestat.


Demonstruesit hodhën disa objekte, ndërsa oficerët përdorën granata tymuese dhe qëlluan disa plumba gome. Turma u tërhoq, deri më tani pa incidente.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page