top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA NË NEGOCIATA PËR T'I DHËNË KIEVIT 8 SISTEME IZRAELITE TË MBROJTJES AJRORE PATRIOT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 27, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Ukraina janë në bisedime për të furnizuar Kievin me deri tetë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot.

 

Këtë e raporton gazeta Kohërat Finaciare (Financial Times), duke cituar disa burime, sipas të cilave, marrëveshja që po punohet sinjalizon një ndryshim në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Moskës.

 

Nëse marrëveshja do të materializohej, aftësitë e Ukrainës do të rriteshin ndjeshëm duke pasur parasysh se Kievi aktualisht ka rreth katër sisteme raketash Patriot.

 

Izraeli në muajin prill tha se do të fillonte tërheqjen e tetë baterive 30-vjeçare Patriot dhe do t'i rinovonte ato me sisteme më të avancuara.

 

Por bateritë ende nuk janë çmontuar.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page