Uashington, Amerikë | Senatori Xhan Thjun (John Thune) u zgjodh për të zëvendësuar z. Miç Mek’Konell (Mitch McConnell) si udhëheqës i shumicës republikane në Senat.
Gjatë një votimi të dytë të fshehtë pas dyerve të mbyllura, senatori i Dakotës së Jugut mundi kolegun e tij Xhan Kornin (John Cornyn), nga Teksasi, me 29 vota kundër 24, pasi senatori Rik Skat (Rick Scott) u eliminua në votimin e parë.
I lindur në vitin 1961, z, Thjun (Thune) u zgjodh në Senatin e Dakotës së Jugut në vitin 2005, pas një periudhe në Dhomën e Përfaqësuesve si kongresmen nga viti 1997 deri në vitin 2003.
Një ish-drejtor i hekurudhave të shtetit të tij, senatori ka një karrierë të gjatë parlamentare, e cila, e lejoi të zhvillonte marrëdhënie të ngushta me shumë nga kolegët e tij të partisë.
Ai deri më tani ka shërbyer si “kamxhiku republikan”, pozicioni i dytë më i madh i partisë në dhomën e lartë të Kongresit, dhe më parë ka udhëhequr gjithashtu Konferencën e Senatit të Republikanëve dhe Komisionet e Tregtisë dhe Politikës së Dhomës së Përfaqësuesve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments