top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

SHBA: KOMPANIA META TESTON CHATBOT-et E KRIJUESVE TË PËRMBAJTJES NË INSTAGRAM.

Uashington, Amerikë | Gara dhe konkurrenca për programet e inteligjencës artificiale bashkëbiseduese po rritet.

 

Pas planeve të kompanive Google dhe Meta për t'i lejuar përdoruesit të flasin me njerëz të famshëm, kompania e z. Mark Zakërberg (Zuckerberg) do të fillojë testimin e funksionit AI ​​Studio në Shtetet e Bashkuara në Instagram, i cili do t'i lejojë krijuesit e përmbajtjes të krijojnë versione chatbot të tyre për të biseduar me ndjekësit e tyre.

 

Për momentin, këta personazhe të inteligjencës artificiale (AI) do të gjenerohen nga krijuesit më të famshëm të përmbajtjes, do të shfaqen kryesisht në mesazhe për t'iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tyre dhe do të etiketohen qartë si AI”, specifikoi z. Zakërberg.

 

Njoftimi erdhi në të njëjtën kohë kur startup-i Character.AI shpjegoi se do t'u ofrojë përdoruesve mundësinë për të folur me avatarë gjatë një telefonate.

 

Megjithatë, gara për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve me avatarë apo dialogë me njerëz të famshëm nuk është pa pengesa.

 

OpenAI, kompania mëmë e ChatGpt, tha ditët e fundit se do të vonojë lëshimin e veçorive të zërit për chatbot-in e saj, sepse nevojitet më shumë kohë për testimin e sigurisë.

 

Kompania tregoi mjetet për herë të parë muajin e kaluar, duke ngjallur interes për potencialin e tyre dhe duke shkaktuar kërcënimin e një padie nga aktorja Skerlet Xhounsoun (Scarlett Johansson), e cila tha se kompania kopjoi zërin e saj për një nga personazhet e saj të AI.

 

Sa më shumë chatbot të mësojnë të imitojnë mënyrën tonë të komunikimit, aq më shumë do të bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme.


Nëse sot ne përdorim asistentët dixhitalë në pajisjet tona vetëm për të kryer operacione të vogla, kjo është sepse ata nuk kanë evoluar ende, do të bëhen edhe shoqërues për diskutime dhe për blerje”, shpjegon z. Vinçenco Kosenca (Vincenzo Cosenza), ekspert në inteligjencën artificiale.

 

Nëse kanë një zë aq të njohur sa ai i aktorit tonë të preferuar, akoma më mirë, megjithatë, nuk mendoj se shumë njerëz të mirënjohur do të duan t’i japin hua vetes përhapjen ose fitimin e parave të zërit të tyre”, tha ai.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page