top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA: KLLOUNI VRASËS SERIAL QË FSHEHU 33 VRASJE NËN MASKËN E TIJ | QË NGA VITI 1972 KISHTE PËRDHUNUAR DHE VRARË DHJETËRA NJERËZ DUKE I MASHTRUAR ME OFERTA PUNE; DISA NGA VIKTIMAT E TIJ NUK GJENDEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18, 2025
  • 4 min read

Çikago, Amerikë | Z. Xhon Uein Gasi (John Wayne Gacy) ishte një qytetar shembullor, një biznesmen i suksesshëm, pronar i një kompanie ndërtimi dhe një argëtues i shpeshtë në evente lokale i veshur si klloun.


Por askush nuk e dinte sekretin e tij të errët dhe gjithçka që ai fshihte pas maskës.


Një seri vrasjesh të tmerrshme, për të cilat, komuniteti nuk ishte aspak në dijeni.


Që nga viti 1972, ai kishte përdhunuar dhe vrarë shumë njerëz, kryesisht të rinj, pothuajse gjithmonë përmes mashtrimit në formën e punës ose premtimeve për ndihmë.


Kjo foto e vitit 1978 tregon vrasësin serial, i cili, u dënua për vrasjen e 33 personave në zonën e Çikagos në vitet 1970 dhe u ekzekutua në vitin 1994.


Më shumë se 40 vjet pasi një koleksion trupash në dekompozim u gjet nën shtëpinë e tij, autoritetet njoftuan në vitin 2021 se kishin identifikuar mbetjet e një tjetër viktime të tij.


Natën që Robert Pist doli nga farmacia ku punonte për të eksploruar një ofertë pune në dukje të pafajshme, ai bëri hapin e fundit drejt një fati brutal që do të trondiste Amerikën.


Ky takim, në një periferi të ftohtë të Çikagos, jo vetëm që do t'i jepte fund jetës së një adoleshenti, por do t'i jepte fund edhe pandëshkueshmërisë së njërit prej vrasësve serialë më të frytshëm të vendit.


Pasditen e 11 dhjetorit 1978, Robert Pist kishte një plan të thjeshtë: të mbaronte turnin e tij si nëpunës farmacie dhe të kthehej te familja e tij për të festuar ditëlindjen e nënës së tij.


Sipas entit mediatik “People”, Roberti 15-vjeçar ishte një nxënës i përkushtuar në shkollën e mesme Maine Uest (West) dhe ishte shumë i pëlqyer nga shokët e klasës dhe eprorët e tij.


Ndërsa po mbaronte turnin e punës, ai dëgjoi për një punë të mundshme verore, të ofruar rastësisht nga një kontraktor që po vizitonte farmacinë për të vlerësuar një rinovim.


I motivuar nga premtimi i një page dukshëm më të lartë se ajo që fitonte, Roberti vendosi të konsultohej me nënën e tij përpara se të fliste me kontraktorin, i cili quhej Xhon Uein Gasi (John Wayne Gacy).

Kjo foto e vitit 1978 tregon vrasësin serial Xhon Uein Gasi (John Wayne Gacy), i cili, u dënua për vrasjen e 33 vetave në zonën e Çikagos në vitet 1970 dhe u ekzekutua në vitin 1994. Më shumë se 40 vjet pasi një koleksion trupash në dekompozim u gjet nën shtëpinë e tij, autoritetet njoftuan në vitin 2021 se kishin identifikuar mbetjet e një tjetër viktime të tij.
Kjo foto e vitit 1978 tregon vrasësin serial Xhon Uein Gasi (John Wayne Gacy), i cili, u dënua për vrasjen e 33 vetave në zonën e Çikagos në vitet 1970 dhe u ekzekutua në vitin 1994. Më shumë se 40 vjet pasi një koleksion trupash në dekompozim u gjet nën shtëpinë e tij, autoritetet njoftuan në vitin 2021 se kishin identifikuar mbetjet e një tjetër viktime të tij.

Takimi midis të dyve u zhvillua pak minuta para orës nëntë të natës.


Sipas gazetës Chicago Tribune, Roberti i tha nënës së tij të priste në makinë sepse do të bënte një bisedë të shkurtër me atë kontraktorin në lidhje me një mundësi pune.


Ndërsa koha kalonte ajo vuri re se djali i saj ishte zhdukur. Elizabeth Pist, e shqetësuar, organizoi një kërkim fillestar me anëtarët e familjes dhe partneren e Robertit, Kim Baiërs (Byers), duke kërkuar nëpër farmaci në dëborë.


Të vetmet të dhëna ishin gjurmët e këmbëve dhe gjurmët e gomave në akull.


Pasi familja kuptoi se Roberti ishte ende i zhdukur, menjëherë e raportuan zhdukjen e tij në policinë lokale.


Siç detajohet në gjithçka që është interesante, ajo që familja nuk e dinte ishte se, në kohën kur u njoftuan, Roberti ishte vrarë tashmë.


Vrasësi, i cili, kishte zakon të manipulonte dhe nënshtronte viktimat e tij me pranga dhe pastaj t'i mbyste me litar, e çoi Robertin në shtëpinë e tij në periferi të Çikagos, ku ai kreu krimin.


Vetë vrasësi do të përshkruante më vonë me ftohtësi në gjykatë se si e zbatoi këtë procedurë për të siguruar kontroll absolut mbi viktimat e tij, duke kombinuar abuzimin seksual dhe asfiksinë progresive.


Çështja mori një kthesë kritike falë angazhimit personal të oficerit Xhëu Kozenczak (Joe) Kozenczak, i cili, hodhi poshtë perceptimin e përhapur se shumica e këtyre rasteve ishin arratisje të të miturve.


Hetimi policor të nesërmen u përqendrua te Gasi (Gacy), i cili, fillimisht pranoi se kishte vizituar farmacinë, por mohoi çdo kontakt me viktimën.


Alibia e tij filloi të shkërmoqej me zbulimin e një prove fotografike që një shok klase e kishte vendosur në pallton e Robertit; kjo provë, e gjetur në shtëpinë e Gasit, ishte prova e parë fizike që e lidhi drejtpërdrejt atë me djalin e zhdukur.


Policia duke ndjekur pista të reja dhe duke vënë re një erë të pakëndshme që vinte nga bodrumi kur ngrohja ishte ndezur, mori urdhër-kërkime të reja.


Agjentët përfundimisht gjetën mbetje njerëzore në bodrumin poshtë shtëpisë, duke zhvarrosur 29 trupa, ndërsa Gasi rrëfeu se kishte hedhur katër të tjerë, përfshirë adoleshentin, në lumenjtë aty pranë.


Gasi u dënua me vdekje në vitin 1980 dhe kaloi 14 vjet në pritje të dënimit me vdekje.


Më 10 maj 1994, ai u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page