top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

SHBA + BE + VENDET ARABE + JAPONIA BËNË THIRRJE PËR ARMËPUSHIMI 21-DITOR MES LIBANIT DHE IZRAELIT.

Uashington, Amerikë | Situata mes Libanit dhe Izraelit që prej 8 tetorit është e patolerueshme dhe paraqet një rrezik të papranueshëm për një përshkallëzim më të gjerë, i cili nuk është në interesin e askujt.


Është koha për një marrëveshje diplomatike, por diplomacia nuk mund të ketë sukses në mes të konfliktit në përshkallëzim.


Kjo është arsyeja pse ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm 21-ditor në kufirin midis Libanit dhe Izraelit.


Ne kërkojmë nga të gjitha palët, duke përfshirë qeveritë e Izraelit dhe Libanit, të mbështesin këtë armëpushim të përkohshëm”, thuhet në një deklaratë nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Kanadaja, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari.

 

Izraeli po shkel sovranitetin tonë duke dërguar avionë luftarakë dhe dronë në qiellin tonë, duke vrarë civilët tanë dhe duke shkatërruar shtëpitë”, tha kryeministri libanez Najib Mikati, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

 

Ajo që po shohim sot është një përshkallëzim i paprecedentë. Agresori thotë se ka në shënjestër luftëtarët dhe armët, por ju siguroj se spitalet janë plot me civilë”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page