Uashington, Amerikë | Drejtësia amerikane ka akuzuar disa udhëheqës të Hamasit, përfshirë udhëheqësin Jahja Sinuar (Yahya Sinvar), për terrorizëm për masakrën e 7 tetorit 2023.
Kështu duket nga disa dokumente gjyqësore.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi akuza penale kundër z. Sinuar (Sinwar) dhe militantëve të tjerë në lidhje me masakrën e 7 tetorit 2023 në Izrael.
Aktakuza e ngritur në gjykatën federale në Jorkun e Ri përfshin akuzat për komplot për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë të huaj terroriste, me pasojë vdekjen.
“Akuzat e deklasifikuara sot janë vetëm pjesë e përpjekjes sonë për të synuar çdo aspekt të operacioneve të Hamasit”, tha prokurori i Përgjithshëm Merik Gerllend (Merrick Garland), në një deklaratë video.
“Këto veprime nuk do të jenë të fundit”, siguroi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments