SHBA: AEROPLANI ME 20 PASAGJERË U RRËZUA NË TENESI (TENNESSEE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 9
- 1 min read

Tenesi, Amerikë | Një aeroplan me 20 veta në bord u rrëzua të dielën në shtetin amerikan të Tenesit, me disa pasagjerë që u transportuan me helikopter në spitale, sipas autoriteteve lokale.
“Sipas raporteve fillestare, në bord ishin 16 deri në 20 veta”, shkroi një patrullë policie përgjegjëse për sigurinë rrugore në këtë shtet jugor të ShBA-ës në platformën sociale virtuale Iks (X), duke thënë se ndihmoi forcat e rendit në vendin e rrëzimit të avionit.
“Disa (pasagjerë) u transportuan me helikopter në spitalet aty pranë; ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit po vazhdon”, u tha në postim.
Në rrjetet sociale virtuale, fotot tregojnë një aeroplan të vogël të bardhë të dëmtuar në tokë. Njëri nga krahët duket se është shkëputur dhe bishti i avionit duket i thyer.
Rregullatori i aviacionit amerikan (FAA), konfirmoi incidentin, duke thënë se avioni - një de Havilland Canada DHC-6 Twin Otter - u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Rajonal Tullahoma në Tenesi (Tennessee) rreth orës 12:45, sipas orës vendore (20:45 GMT) të dielën.
“Njëzet persona ishin në aeroplan”, sqaroi ai, duke njoftuar një hetim.
Sipas mediave lokale, avioni po përdorej për stërvitje parashutiste.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios