SHBA-ës DHE RUSIA DO TË ZHVILLOJNË BISEDIME TË REJA PËR UKRAINËN MË 23 MARS 2025 NË XHEDAH TË ARABISË SAUDITE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 19
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime të reja mbi kushtet për një armëpushim në Ukrainë më 23 mars 2025 në Xhedah (Jeddah), të Arabisë Saudite.
I dërguari i posaçëm i ShBA-ës për Lindjen e Mesme Stiv Uitkof (Steve Witkoff) tha për transmetuesin televiziv Faks Njuz (Fox News) se delegacioni i ShBA-ës do të udhëhiqet nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare Maik Uollc (Mike Waltz) dhe sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio.
Z. Uitkof (Witkoff) nuk ka dhënë informacion për delegacionin rus dhe nuk është ende e qartë nëse Ukraina do të përfshihet në bisedime.
“Deri kohët e fundit, ne nuk kishim vërtet një konsensus për këto dy gjëra - armëpushimin për energjinë dhe infrastrukturën dhe moratoriumin e luftimeve në Detin e Zi - dhe sot kemi arritur në këtë pikë. Mendoj se nga këtu jemi relativisht afër një armëpushimi të plotë”, tha z. Uitkof (Witkoff), duke komentuar rezultatin e takimit të djeshëm midis presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) dhe atij rus Vladimir Putin.
“Unë mendoj se rusët i kanë pranuar të dyja këto pika. Unë sigurisht shpresoj se ukrainasit do të bëjnë të njëjtën gjë”, tha z. Uitkof (Witkoff), duke shtuar se gjatë takimit të tij të fundit me presidentin Putin, ishte bërë shumë përparim.
“Ishte një takim që mund të kishte zgjatur deri në katër orë, por padyshim që zgjati të paktën tre. Ne folëm për shumë çështje specifike dhe unë shikoj distancën e madhe që ekzistonte midis Ukrainës dhe Rusisë përpara inaugurimit (të presidentit Tramp) dhe ku jemi sot”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments