SHBA-ës | DEPARTAMENTI I SHTETIT: ORGANIZATAT KRIMINALE BRAZILIANE “PRIMEIRO COMANDO DA CAPITAL” (KOMANDA E PARË E KRYEQYTETIT) DHE “COMANDO VERMELHO” (KOMANDA E KUQE) JANË ENTITETE TERRORISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 29
- 1 min read
Shën Pal, Republika Federative e Brazilit | Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i përcaktojnë organizatat kriminale braziliane “Primeiro Comando da Capital” (Komanda e Parë e Kryeqytetit) dhe Comando Vermelho (Komanda e Kuqe) si grupe terroriste.
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi masën, duke specifikuar se ajo do të hyjë në fuqi më 5 qershor.
Uashingtoni do t'i vendosë të dy fraksionet në listën e saj të organizatave të huaja terroriste dhe terroristëve globalë të përcaktuar posaçërisht.
Në një deklaratë, administrata amerikane i përshkroi ato si organizatat kriminale më të dhunshme në Brazil, duke i akuzuar për koordinimin e sulmeve brutale kundër policisë, autoriteteve publike dhe civilëve.
Sipas ShBA-ës, aktivitetet e grupeve kriminale shtrihen përtej kufijve të Brazilit, duke arritur në vende të tjera në rajon dhe në ShBA-ës.
Vendimi vjen pas takimeve në Uashington midis senatorit Flavio Bolsonaro, Sekretarit të Shtetit Marko (Marco) Rubio dhe Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
Qeveria e Presidentit Lula ishte përpjekur ta shmangte masën, duke argumentuar se fraksionet nuk bien në përkufizimin e terrorizmit sipas ligjit brazilian, pasi atyre u mungojnë motivime ideologjike ose fetare dhe janë të orientuara kryesisht drejt fitimit kriminal.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments