top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHËRBIMI ZJARRFIKËS VENDOSI NËN KONTROLL ZJARRIN E RËNË NË ZONËN NAFTËMBAJTËSE NË QYTETIN E KUÇOVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 28, 2025
  • 1 min read

Kuçovë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Një zjarr ra në zonën naftëmbajtëse - në qytetin e Kuçovës.


Zjarri ra në kallamishte, në një zonë ka gjenden puse nafte në gjendje pune.


Pas njoftimit të marrë, në ndihmë të zjarrfikësve të Kuçovës, drejt zonës u nisën të gjitha shërbimet zjarrfikëse të Qarkut të Beratit, sepse, në rrezik ishin puset dhe banesat e lagjes.


Zjarri vijoi të përparonte me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.


Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit, vetëm pas më shumë se një orë punë zjarri u vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.


Nuk pati dëme në banesa dhe në puset e naftës.


U dogjën rreth njëzet dynym tokë ku vegjetonin ferra, shkurre dhe kallamishte.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page