top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

SHËRBIMI I FSHEHTË I DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST MADURO RRËMBEU PERKINS ROKËN (ROCHA) | AVOKATIN E POLITIKANES OPOZITARE MARIA KORINA MAKADO (MARIA CORINA MACHADO).

Karakas, Venezuelë | Agjentët e Sebin-it, shërbimet sekrete të qeverisë së diktatorit çavisto-komunist Maduro, kanë rrëmbyer z. Perkins Roka (Rocha), avokatin e udhëheqëses së opozitës Maria Korina Makado (Maria Corina Machado) dhe njeriun e saj të besuar, në Karakas.

 

Z. Roka (Rocha) është gjithashtu zëdhënësi zyrtar i Comando con Venezuela, i cili menaxhoi fushatën elektorale të znj. Makado, e cila nuk ishte në gjendje të kandidonte për presidente në muajin mars.

 

Rrëmbimi ndodhi pak orë pas emërimit të z. Diosdado Kabello (Cabello), nënkryetar i Partisë së Bashkuar Socialiste të Venezuelës si ministër i Brendshëm.

 

Sipas opozitës, është një lëvizje e diktatorit Maduro për të theksuar shtypjen (represionin) në vend duke qenë se z. Kabello (Cabello) është një nga besnikët e tij.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page