SHËRBIMET E FSHEHTA TË UKRAINËS VRANË GJENERALIN RUS MIKHAIL GUDKOV ME DETYRË ZV/SHEF I MARINËS RUSE | ISH-KRYETARI I BASHKISË SË LUGANSKUT U VRA PO ASHTU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 3
- 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Ndërsa përparimi në terren në Ukrainë vazhdon, Moska pëson dy viktima të profilit të lartë në sulmet e forcave armike.
Zëvendëskomandanti i Marinës, gjenerali Mikhail Gudkov, u vra në një sulm me raketa në një post në rajonin e Kurskut.
Ndërkohë, në rajonin ukrainas të Luganskut, të aneksuar zyrtarisht nga Rusia, ish-kryetari i bashkisë së kryeqytetit me të njëjtin emër, Manolis Pilavov, i cili, kërkohej nga autoritetet e Kievit, u vra në një sulm me eksploziv.
Sa i përket gjeneralit Gudkov, lajmi për vdekjen e tij në një bombardim ukrainas, së bashku me një numër të paspecifikuar ushtarësh të tjerë, u dha nga z. Oleg Kozhemiako, guvernatori i rajonit të Primorie-s, në Lindjen e Largët, nga ku ishte me origjinë oficeri i rangut të lartë.
Z. Gudkov, ish-komandant i Brigadës së 155-të të Marinës, u gradua në zëvendëskomandant të forcës në muajin mars.
Ndërsa z. Manolis Pilavov ishte kryetar bashkie i Luganskut nga viti 2014 deri në vitin 2023.
Detajet e sulmit nuk u bënë publike, por Komiteti Hetimor Rus tha se po e trajtonte episodin si një akt terrorizmi.
Nuk kishte konfirmim zyrtar të një raporti nga agjencia ruse e lajmve “Tass”, sipas së cilës, sulmi u krye nga një bombarduese vetëvrasëse femër.
Mediat ukrainase pretenduan se sulmi ishte organizuar nga shërbimet sekrete të Kievit.
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” shkroi gjithashtu se z. Pilavov ishte përfshirë në listën e të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës me akuzat për përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues dhe sulm ndaj integritetit territorial të Ukrainës.
Autoritetet lokale thanë se dy persona u vranë dhe tre u plagosën në një sulm rus me raketa balistike në objektet portuale të Odessa-s.
Ata shtuan se pesë veta u plagosën në një bombardim natën të një ndërtese banimi në qytetin e Detit të Zi, përfshirë një djalë shtatëvjeçar dhe një vajzë nëntëvjeçare të cilët ishin të dehur nga tymi.
Enti mediatik “Ukrainska Pravda” raportoi se dy persona të tjerë u vranë dhe 11 u plagosën në një sulm me dron në qytetin e Poltava-s që shkaktoi një zjarr.
Në Rusi, autoritetet raportuan vrasjen e një gruaje dhe plagosjen e dy civilëve të tjerë në rajonin e Lipetskut kur rrënojat e një droni ukrainas të kapur nga mbrojtja ajrore ranë mbi një shtëpi private.
Një civil tjetër u vra dhe një grua u plagos kur një dron goditi makinën e tyre në rajonin e Bryanskut.
Kreu i Republikës së Udmurtisë, Aleksandër Breçalov, raportoi se një tjetër sulm u krye në këtë territor, mbi një mijë kilometra larg kufirit, ku dy ditë më parë Kievi kishte marrë përgjegjësinë për bombardimin e një fabrike që prodhonte mjete ajrore pa pilot dhe sisteme mbrojtjeje ajrore që, sipas autoriteteve lokale, kishte shkaktuar tre vdekje dhe 35 plagosje.
Z. Breçalov (Brechalov) tha se një strukturë teknike, aktivitetin e të cilit ai nuk e specifikoi, u godit nga një dron, ndërsa një tjetër u rrëzua.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments