Tiranë, Shqipëri | “Serbia do të blejë 12 avionë luftarakë Rafale nga Dassault Aviation e Francës përkundrejt 2.7 miliardë eurove”, njoftoi presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Pas takimit të tij në Beograd me homologun e tij francez Emanuel Makron, presidenti serb njoftoi se Beogradi do të paguajë dy këste prej 420 milionë euro në vitet 2024 dhe 2025 për avionët, pa specifikuar se kur do të marrë Rafales-in e parë.
Por ai tha se avionët Rafales do të dorëzoheshin të pajisur me raketa MICA me rreze të mesme të prodhuara nga MBDA e Francës, në vend të Meteorëve të avancuar që kanë një rreze më të gjatë.
Marrëveshja u mirëprit nga presidenti i Francës, Emanuel Makron, duke folur për ndryshime strategjike kur u pyet për lidhjet miqësore të Beogradit me Moskën.
Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Moskës siç kanë bërë vendet e tjera perëndimore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments