top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SENSIBILIZIM: KEQDREJTIMI I AUTOMJETIT VRET | AHMET KAFAZI DHE BASHKËSHORTJA E TIJ SALUSHE KAFAZI VDIQËN SI PASOJË E NJË AKSIDENTI AUTOMOBILISTIK: VAJZA E TYRE FERUZE BARUSHI MBETI E PLAGOSUR.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Berat, Shqipëri | Z. Ahmet Kafazi, me moshë 81 vjeç dhe znj. Salushe Kafazi, me moshë 77 vjeçe (burrë e grua) vdiqën si pasojë e një aksidenti automobilistik që ngjau në Berat.

 

Vajza e tyre, znj. Feruze Barushi, me moshë 58 vjeçe, mbeti e plagosur.

 

Njoftim | Berat/Informacion paraprak.

 

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe.

 

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page