
Korçë, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor kombëtar Korçë-Bilisht (pranë fshatit Zëmblak).
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe si pasojë dyshohet për një viktimë.
Strukturat vendore të Policisë së Shtetit dhe ekipet e emergjencës shkuan në vendngjarje, për të hetuar shkaqet e aksidentit automobilistik.
Vajza që shihni në foto është znjsh. Zoi Ksila, me moshë 24 vjeçe, e cila, vdiq në aksident.
Kumtohet se të dyja autmjetet kanë qenë me shpejtësi tejet normave të lejuara.
Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke sjellë vdekjen në vend të vajzës shqiptare me pasaportë greke të quajtur Zoi Ksila, e cila, ka qenë pasagjere në automjetin tip “Peugeot”.
Znjsh. Ksilla jetonte me bashkëjetuesin e saj në Selanik. Ajo kishte ardhur në Shqipëri për festa. Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë me qëllim që t'i nënshtrohet autopsisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments