top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SENSIBILIZIM: DREJTIMI I AUTOMJETIT NË MËNYRË TË GABUAR VRET | PËRPLASJE MAKINE NË AFËRSI TË ROMËS: VDIQ TEZJA (SABRINA SPALLOTTA) BASHKË ME NIPIN 5-VJEÇAR (SANTIAGO BERNARDI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 5, 2024
  • 1 min read
Vendi i aksidentit automobilistik vdekjeprurës në komunën Nettuno, në bregdetin pranë Romës.

Romë, Itali | Një 39-vjeçare dhe nipi i saj 5-vjeçar kanë mbetur viktima të një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nettuno, pranë Romës.

 

Sipas asaj që mësohet, viktima është motra binjake e nënës së fëmijës, e cila gjithashtu është shtatzënë.

 

Nga hetimet e para, duket se makina në një kryqëzim është përplasur nga një makinë.

 

Shoferi i plagosur është dërguar në spital. Në spital është dërguar edhe nëna e fëmijës.

 

Të dy makinat e përfshira në aksidentin në Nettuno ku vdiqën Sabrina Spallotta dhe nipi i saj Santiago Bernardi u sekuestruan.

 

Makinën e drejtonte nëna e fëmijës, gjithashtu shtatzënë si motra e saj binjake.

 

39-vjeçarja, në muajin e shtatë të shtatzënisë, u transportua në spitalin Shën Kamilo (San Camillo) në Romë me kodin e kuq.

 

Gjendja e saj është stabile dhe nuk ka qenë e nevojshme kryerja e urgjencës çezariane.

 

Hetimet e autoriteteve italiane vijojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit, dhe ndërkohë priten rezultatet e analizave toksikologjike tek drejtuesi i makinës tjetër, një 45-vjeçar me origjinë kanadeze.

 

Ndër hipotezat nuk përjashtohet shpejtësia e lartë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page