SENATI I REPUBLIKËS SË ITALISË MIRATOI NJËZËRI PROJEKTLIGJIN PËR “HARTËN E KUJTESËS” ME 137 VOTA PRO; SYNOHET KRIJIMI I “HARTËS SË KUJTESËS” TË KAMPEVE ITALIANE TË PËRQENDRIMIT TË PERIUDHËS FASHISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 19
- 1 min read

Romë, Itali | Projektligji që synon krijimin e “Hartës së Kujtesës” të kampeve italiane të përqendrimit gjatë periudhës fashiste, kalon njëzëri në Senat, me 137 vota pro.
Qëllimi i tekstit, nënshkruesi i parë i të cilit është senatori i Partisë Demokratike Françesko Verduçi (Francesco Verducci), është të promovojë njohurinë dhe studimin e burgjeve, internimeve dhe kampeve të përqendrimit në Itali, me referim të veçantë për ata që operuan gjatë periudhës fashiste midis viteve 1922 dhe 1945, si dhe ruajtja e kujtesës për gjithçka që ka ndodhur, në të ardhmen.
Masa, e cila tashmë shkon në Dhomë, parashikon hartimin e Hartës së Kujtesës nëpërmjet zbatimit të kërkimeve historike, dokumentare dhe arkivore dhe promovimit të ngjarjeve, konferencave, ekspozitave, botimeve dhe itinerareve të vizitave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments