top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARJA AMERIKANE E SIGURISË KOMBËTARE KRISTI NEOM SHKOI NË SALVADOR PËR TË RRITUR DEPORTIMET | DEKLAROI SE AMERIKA NUK ËSHTË NJË PARAJSË PËR KRIMINELËT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 27
  • 1 min read

Salvador | Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e ShBA-ës, Kristi Noem është zyrtari i dytë i lartë i qeverisë Tramp (Trump) që viziton Salvadorin, pas vizitës së sekretarit të shtetit Marko (Marco) Rubio, në muajin shkurt.

 

Në vendin e Amerikës Qendrore, sekretarja Noem do të udhëtojë në Qendrën e Mbylljes kundër Terrorizmit (CECOT), e shoqëruar nga Ministri i Sigurisë Gustavo Villatoro.

 

Më pas ajo do të takohet me presidentin Naib (Nayib) Bukele, me të cilin tha se do të diskutojë si të rritet numri i fluturimeve të dëbimit nga Shtetet e Bashkuara për kriminelët e dhunshëm.

 

Kekoti (Cecot) është një nga rreth 20 burgjet në Salvador. Objekti u ndërtua në kohë rekord dhe u hap në 31 janar 2023.

 

Dëbimet e anëtarëve të organizatës kriminale Tren de Aragua në Qendrën e Paraburgimit Terrorist Salvadorane, shkruan zyrtarja në rrjetin social virtual Iks (X) i dërguan një mesazh botës se Amerika nuk është më një strehë e sigurt për kriminelët e dhunshëm.

 

Unë do të jem në Salvador për të parë nga afër qendrën e paraburgimit ku janë mbyllur kriminelët më të këqij”, tha ajo.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page