Uashington, Amerikë | “Në një bisedë telefonike me homologun e tij turk Hakan Fidan këtë mëngjes, sekretari amerikan i shtetit Entëni (Antony) Blinken diskutoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Hamasit në samitin e së enjtes për një marrëveshje armëpushimi”, thotë Departamenti i Shtetit.
Këtë e raporton enti mediatik Kohërat e Izraelit (Times of Israel).
Hamasi njoftoi dy ditë më parë se nuk do të merrte pjesë, duke kërkuar nga ndërmjetësit që të bindin Izraelin të pranojë propozimin e përditësuar të paraqitur në korrik.
Një ofertë që e bëri Hamasin të heqë dorë nga kërkesa e tij që Izraeli të angazhohej për një armëpushim të përhershëm.
Zyrtarët e Hamasit banojnë rregullisht në Turqi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments