top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I SHTETIT BLINKEN VIZITON SOT IZRAELIN PËR HERË TË 9-të QË NGA SULMI TERRORIST I 7 TETORIT 2023 | PRITET TAKIM ME KRYEMINISTRIN NETANJAHUN.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Udhëtimi i nëntë në Lindjen e Mesme që nga sulmi terrorist i 7 tetorit 2023.

 

SHBA do të kishte një “plan urë” për të zhbllokuar armëpushimin dhe negociatat e pengjeve me Hamasin.

 

Sekretari amerikan i Shtetit Entëni Blinken (Antony Blinken) mbërriti sot në Izrael për udhëtimin e tij të nëntë në rajon që nga 7 tetori 2023, ndërsa ndërmjetësit amerikanë, egjiptianë dhe katarianë po përpiqen të konsolidojnë një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve pas dy ditësh negociata në Doha.

 

Sekretari Blinken pritet të takohet me zyrtarët izraelitë dhe kryeministrin Benjamin Netanjahu të hënën, përpara se bisedimet të rifillojnë në Kajro, ndoshta nga e mërkura.

 

PROPOZIMI URËKALUES I SHBA: SË PARI TË LIRA GRATË DHE USHTARËT.

Plani urë” i paraqitur nga Shtetet e Bashkuara për plotësimin e boshllëqeve të mbetura në zbatimin e marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit përmban, sipas thashethemeve, çështje të shumta shumë specifike.

 

Kjo është bërë e ditur nga burime pranë ndërmjetësve, siç raporton enti mediatik Çenll (Channel) 12.

 

Në veçanti, një nga pikat themelore ka të bëjë me numrin e pengjeve ende gjallë, të cilët do të duhet të lirohen në fazën e parë gjashtëjavore të marrëveshjes: emrat tashmë janë vendosur, gratë, përfshirë ushtarët, do të lirohen së pari.

 

Ndër pengjet që Hamasi duhet të kthejë janë izraeliti etiopian Avera Mengistu dhe beduini izraelit Hisham al-Sayed, të burgosur civilë në Gaza për dhjetë vjet.

 

Si pjesë e marrëveshjes, 47 të burgosur palestinezë, të liruar në marrëveshjen e vitit 2011 në shkëmbim të ushtarit të rrëmbyer izraelit Gilad Shalit, dhe të cilët u arrestuan përsëri, pritet të lirohen nga Izraeli.

 

Burimet e entit mediatik Çenll (Channel) 12 specifikuan se këto elemente u pajtuan nga Izraeli dhe ndërmjetësit, por jo nga Hamasi.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page