Bruksel, Belgjikë | Emërimi i z. Mark Rutte u pa si një formalitet pasi rivali i tij i vetëm, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar se ai do të tërhiqej nga gara pasi nuk arriti të merrte mjaftueshëm mbështetje.
Zgjedhja e z. Mark Rutte për të udhëhequr NATO-n u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm në largim Jens Stoltenberg.
Ai tha në një postim në platformën sociale virtuale Iks (X), se “Marku është një udhëheqës i vërtetë transatlantik, i fortë dhe ndërtues i konsensusit. I uroj atij çdo sukses ndërsa ne vazhdojmë të forcojmë NATO-n. E di që po e lë NATO-n në duar të mira.”
Z. Rutte, sipas deklaratës së Aleancës, do të marrë detyrat e tij më 1 tetor 2024, kur i mbaron mandati z. Stoltenberg pas dhjetë vitesh në krye të Aleancës.
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen shprehu gjithashtu urimet e saj për z. Rutte në një postim në në platformën sociale virtuale Iks (X).
“Udhëheqja dhe përvoja juaj do të jenë jetike për Aleancën në këto kohë të vështira. Mezi pres të punoj me ju për të forcuar më tej partneritetin BE-NATO”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments