top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-së ANTONIO GUTERRES LËSHOI NJË TJETËR SOS KLIMATIK PËR BOTËN: SINJAL RREZIKU PËR ISHUJT E PAQËSORIT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jorku i Ri, Amerikë | Katastrofa globale e rritjes së nivelit të detit po kërcënon veçanërisht parajsat e Paqësorit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

 

Duke vënë në dukje rritjen e deteve me një ritëm të përshpejtuar, veçanërisht në vendet ishullore shumë më të cenueshme të Paqësorit, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka lëshuar një tjetër SOS klimatike për botën.

 

Kësaj radhe ai tha se ato iniciale janë shpëtoni detet tona.

 

Sipas entit mediatik Ësoshieitid Pres (Associated Press), Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore Meteorologjike lëshuan të hënën raporte për përkeqësimin e rritjes së nivelit të detit, i cili po përshpejtohet nga ngrohja e Tokës dhe shkrirja e akullit dhe akullnajave.

 

Ata theksojnë se Paqësori jugperëndimor nuk ndikohet vetëm nga rritja e oqeaneve, por edhe nga efektet e tjera të ndryshimeve klimatike, si acidifikimi i oqeanit dhe valët e nxehtësisë detare.

 

Sekretari Guterres vizitoi Samoan dhe Tongën dhe paraqiti thirrjen e tij klimatike nga kryeqyteti Tongan të marten, në një takim të Forumit të Ishujve të Paqësorit, vendet anëtare të të cilit janë ndër ato më të kërcënuara nga ndryshimet klimatike.

 

Muajin e ardhshëm Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë të posaçme (speciale) për të diskutuar rritjen e nivelit të detit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page