top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s MARK RUTTE: NATO MBËSHTET UKRAINËN POR NE DUAM QË LUFTA TË MBAROJË; RUSËT DHE UKRAINASIT PO VUAJNË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 23
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Ajo që po bën NATO është të përpiqet kolektivisht të mbështesë Ukrainën në këtë luftë.


Por sigurisht, të gjithë duam që kjo luftë të mbarojë.


Muajin e kaluar, për shembull, rusët humbën mbi 20000 njerëz.


Pra, kjo nuk është e qëndrueshme”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pas takimit të tij me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump).


Dhe ukrainasit, sigurisht, po vuajnë shumë sot. Pamë raketat ruse që goditën një çerdhe në Ukrainë dhe plagosën rëndë njerëz. Kjo është jashtëzakonisht e trishtueshme dhe duhet të ndalet”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.


Jam absolutisht i bindur se, me presion të vazhdueshëm, do të jemi në gjendje të gjejmë terren të përbashkët për të rënë dakord për një armëpushim dhe se do të ketë bisedime të mëtejshme, siç e keni parë në dy javët e fundit”, tha ai më tej.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page