top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s JENS STOLTENBERG: ALEATËT TË INTENSIFIKOJNË NDIHMËN USHTARAKE PËR KIEVIN | AFTËSIA E UKRAINËS PËR TË RUAJTUR MBROJTJEN KËRKON MË SHUMË MBËSHTETJE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Bruksel, Belgjikë | Ukraina vazhdon të përgjojë raketat ruse çdo ditë, duke shpëtuar jetë të panumërta.


Por aftësia e Ukrainës për të ruajtur mbrojtjen e saj kërkon më shumë furnizime dhe më shumë mbështetje.


Në vazhdën e sulmit të fundit rus, aleatët përsëritën sot se po rrisin ndihmën ushtarake për Ukrainën”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fund të Këshillit NATO-Ukrainë, të organizuar me kërkesë të Ukrainës.

 

Ukraina vazhdon të përgjojë raketat ruse në baza ditore, duke shpëtuar jetë të panumërta, ne duhet të vazhdojmë t'i ofrojmë Ukrainës pajisjet dhe municionet që i nevojiten për t'u mbrojtur kundër pushtimit rus”, shtoi ai.

 

Që nga fillimi i pushtimit aktual rus, aleatët kanë dhënë kontribute të paprecedentë në mbrojtjen e Ukrainës.

 

Në samitin e NATO-s në muajin korrik, disa aleatë njoftuan se do të dërgojnë sisteme shtesë strategjike të mbrojtjes ajrore në Kiev, duke përfshirë më shumë bateri Patriot.

 

Aleatët ranë dakord gjithashtu se së bashku do të japin të paktën 40 miliardë euro ndihmë sigurie gjatë vitit të ardhshëm.

 

Aleatët ranë dakord gjithashtu të koordinojnë ndihmën dhe trajnimin e sigurisë për Ukrainën, me një komandë të re të NATO-s që do të kujdeset për këto detyra që do të bëhen operacionale në muajin shtator.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Komentar

Dinilai 0 dari 5 bintang.
Belum ada penilaian

Tambahkan penilaian
bottom of page