SEKRETARI I JASHTËM BRITANIK DEIVID LEMI (DAVID LAMMY): BRITANIA E MADHE DO TË ZBULOJË NESËR NJË PAKETË TË MADHE SANKSIONESH KUNDËR FEDERATËS RUSE DUKE SHËNUAR TRE VJET NGA LUFTA NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 23
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Britania e Madhe do të zbulojë nesër një paketë të madhe sanksionesh kundër Moskës, duke shënuar tre vjet nga lufta në Ukrainë.
Kështu tha sot sekretari i Jashtëm britanik, Deivid Lemi (David Lammy), duke konfirmuar njoftimet e shtypit.
“Është koha për të shtrënguar vidhat në Rusinë e Putinit”, tha sekretari Lemi (Lammy) në një deklaratë.
“Nesër kam ndërmend të shpall paketën më të madhe të sanksioneve që nga fillimi i luftës, për të gërryer makinën e tij ushtarake dhe për të zvogëluar të ardhurat që nxisin shkatërrimin në Ukrainë”, shtoi sekretari i Jashtëm britanik.
“Ky është një moment kritik në historinë e Ukrainës, Britanisë së Madhe dhe të gjithë Evropës”, tha sekretari Lemi (Lammy), vendi i të cilit është një mbështetës kryesor i Ukrainës.
“Kjo është arsyeja pse është koha që Evropa të dyfishojë mbështetjen e saj për Ukrainën - vazhdoi ai - duke përsëritur se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për të ofruar 3 miliardë paund (3.6 miliardë euro) në vit ndihmë ushtarake për Kievin dhe është e gatshme të dërgojë trupa britanike si pjesë e një force paqeruajtëse nëse është e nevojshme në rast të një armëpushimi”.
“Ne po punojmë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë evropianë për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, duke ditur se asgjë nuk mund të ndodhë në lidhje me Ukrainën pa Ukrainën”, tha sekretari Lemi (Lammy).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments