top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARKO) RUBIO DO TË ANASHKALOJË SAMITIN E G20-ës NË JOHANESBURG | AKUZOI AFRIKËN E JUGUT SE PO KRYEN SHUMË TË KËQIJA ME LIGJIN E SHPRONËSIMIT TË TOKËS.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Shtetit, Marko (Marco) Rubio, njoftoi në një mesazh të postuar në platformën e mediave sociale virtuale Iks (X) se ai nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës të planifikuar në Johannesburg, të Afrikës së Jugut, më 20 dhe 21 shkurt.

 

Afrika e Jugut po bën gjëra shumë të këqija. Duke shpronësuar pronën private. Duke përdorur G20-ën për të promovuar ‘solidaritetin, barazinë dhe qëndrueshmërinë’: me fjalë të tjera, Zotat dhe ndryshimet klimatike”, shkroi sekretari Rubio.

 

Detyra ime është të promovoj interesat kombëtare të Amerikës, jo të shpenzoj paratë e taksapaguesve për të përqafuar anti-amerikanizmin”, tha ai.

 

Ditët e fundit, presidenti i SHBA-së, Danlld Tramp (Donald Trump), ka kërcënuar se do të pezullojë ndihmën ekonomike për Afrikën e Jugut, duke përmendur masat e qeverisë së atij vendi në lidhje me shpronësimin e tokës bujqësore, e mbajtur kryesisht nga pakica e bardhë boere e shoqërisë afrikano-jugore.

 

Presidenti i Afrikës së Jugut Siril Ramafosa (Cyril Ramaphosa) u përgjigj duke thënë se politika e qeverisë së tij mbi tokën ishte në interes të qytetarëve dhe nuk kërkon kritika zyrtare nga Shtetet e Bashkuara.

 

Afrika e Jugut është një demokraci kushtetuese e rrënjosur thellë në sundimin e ligjit, drejtësinë dhe barazinë. Qeveria e Afrikës së Jugut nuk ka konfiskuar asnjë territor”, tha presidenti Ramafosa (Ramaphosa), në një mesazh të publikuar në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Ligji i shpronësimit i miratuar së fundmi nuk është një instrument konfiskimi, por një proces ligjor i parashikuar nga Kushtetuta që garanton aksesin e publikut në tokën në mënyrë të drejtë, siç e parashikon Kushtetuta.


Afrika e Jugut, si Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, ka pasur gjithmonë ligje shpronësimi që balancojnë nevojën për përdorimin publik të tokës me mbrojtjen e të drejtave pronësore.


Ne presim - vazhdoi z. Ramafosa - të angazhohemi me administratën Tramp mbi politikën tonë të reformës së tokës dhe çështjet me interes dypalësh.


Ne kemi besim se nga këto angazhime do të ndajmë një mirëkuptim më të mirë dhe të përbashkët për këto çështje”, përfundoi ai, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një partner kyç strategjik politik dhe tregtar për Afrikën e Jugut.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page