top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO U SHFAQ NË TRANSMETUESIN TELEVIZIV FAKS NJUZ (FOX NEWS) ME SHENJËN E KRYQIT NË BALLË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 7
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio u shfaq në transmetuesin televiziv Faks Njuz (Fox News) me shenjën e kryqit në ballë.

 

Edhe pse pamja e tij fillimisht dukej e çuditshme, tani ka një shpjegim.

 

Tradita e krishterë dikton që të mërkurën e hirit, një prift spërkat me hi kokat e besimtarëve ose bëhet kryqin mbi ballin e tyre me hi.

 

Në traditën e krishterë, spërkatja e hirit nënkupton pendim dhe gatishmëri për një jetë të re.

 

Prindërit e sekretarit amerikan të Shtteit Marko (Marco) Rubio emigruan nga Kuba në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1956, dy vjet para se diktatori komunist Fidel Kastro (Castro) të vinte në pushtet.

 

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ata u bashkuan me Kishën Mormone.

 

Mediat katolike në ShBA-ës raportojnë se ata më vonë u larguan nga Kisha Mormone me nxitjen e djalit të tyre dhe u kthyen në krishtërimin e ritit katolik.

 

Sekretari i Shtetit Rubio u konfirmua dhe u martua në Kishën Katolike, por më vonë, ai u bë anëtar i një Kishe Ungjillore, së bashku me bashkëshorten e tij.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page