top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO DO TË MARRË PJESË NË TAKIMIN E MINISTRAVE TË JASHTËM TË NATO-s NGA DATA 2 DERI MË 4 PRILL 2025 QË DO TË MBAHET NË BRUKSEL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 31
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio do të jetë në Bruksel nga data 2 deri më 4 prill 2025 për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s.

 

Këtë e ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit.

 

Në kryeqytetin belg, sekretari i Shtetit i ShBA-ës do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s”, raporton Departamenti i Shtetit i ShBA-ës, për të diskutuar prioritetet e sigurisë për Aleancën, duke përfshirë rritjen e investimeve të mbrojtjes aleate dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në Ukrainë.

 

Sekretari Rubio do të diskutojë gjithashtu kërcënimin e përbashkët të Kinës ndaj aleancave Euro-Atlantike dhe Indo-Paqësorit në një sesion të NATO-s me përfaqësuesit e partnerëve Indo-Paqësorë.

 

Së fundi, kreu i diplomacisë amerikane do të diskutojë planet për samitin e Hagës këtë verë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page