Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Shtetit Entëni (Antony) Blinken uroi shqiptarët me rastin e festës së flamurit kombëtar dhe të pamvarësisë.
“Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju”, thuhet në postim e ambasadës në rrjetet sociale virtuale.
“Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar”, shkruhet në njoftim.
Një mesazh për pavarësinë ka dërguar dhe sekretari i Shtetit.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, shkruan sekretari i Shtetit Blinken.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments