Karakas, Venezuelë | Një ushtar amerikan u arrestua më 30 gusht 2024 në Karakas nga agjentët e inteligjencës venezueliane, Sebin.
“Ne jemi në dijeni të raporteve se një marins u arrestua gjatë një udhëtimi personal në Venezuelë. Marina amerikane po heton dhe po punon ngushtë me Departamentin e Shtetit”, tha një zyrtar amerikan që konfirmoi lajmin për entin mediatik amerikan CNN.
Një zyrtar tjetër tha se ushtari nuk ishte në një udhëtim zyrtar ose në pushim të miratuar kur shkoi në vendin e Karaibeve dhe deri më tani është e paqartë pse ai shkoi në Venezuelë.
Ndërkohë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së u kufizua duke thënë se ne jemi në dijeni të raporteve për ndalimin e një anëtari të forcave të armatosura në Venezuelë, duke shtuar se nuk kemi informacion të mëtejshëm për të ndarë tash për tash (në këtë kohë).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments