Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Xhuliano Halili, me moshë 28 vjeç.
Atij iu sekeuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një sasi prej 207 gramësh kokainë, të cilën e kishte në automjetin me të cilin qarkullonte.
Ai dyshohet se është tregtar drogërash të cilat, i tregtonte kryesisht në lokalet e natës.
Njoftim | Sarandë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë operacioni policor i koduar “Nexus”. Sekuestrohen 207 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, të mbështetura dhe nga inteligjenca operative, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Nexus”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në aksin rrugor Skërficë-Sarandë, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij i gjetën 207 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, dyshohet se e ndante dhe e shiste lëndën narkotike në doza, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.
Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments