top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SARANDË: U ARRESTUA BAJRAM KANUSHI | ARMË + DROGË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Barjam Kanushi, me moshë 35 vjeç.

 

Ai u arrestua në Sarandë në kuadër të operacionit policor të koduar “Haze”.

 

Njoftim | Komisariati i Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas po transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Sarandës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Haze”.

 

Si rezultat i të cilit, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.

 

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3.5 litër vaj kanabisi, 1 armë zjarri kallashnikov, një armë të ftohtë thikë, 3 krehëra, një sasi municioni luftarak, dhe një sasi kanabis sativa në formë çokollate.

 

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedural, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page