Bergamo, Itali | Është arrestuar djaloshi 19-vjeçar me origjinë indiane, i konsideruar si vrasësi i dyshuar i Sara Çenteleges (Centelleghe), vajza e gjetur e vdekur mbrëmjen e djeshme në banesën e saj në Kosta (Costa) Volpino (Bergamo).
Sipas asaj që u komunikua nga Karabinierët, ndaj nëntëmbëdhjetë vjeçarit, i cili banon në një apartament në një pallat pranë viktimës, u grumbulluan “indikacione të vazhdueshme faji”, i cili, u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje.
Asnjë person tjetër nuk është nën hetim penal.
I riu ndodhej në shtëpinë e vajzës, ndërsa shoqja e saj zbriti për të marrë pije nga një makinë shitëse.
Znjsh. Sara Çentelege (Centelleghe), një studente që për pak ditë do të kishte mbushur 19 vjeç, ishte në banesën e saj me një mikeshë.
Sipas një rindërtimi fillestar, rreth orës 1.15 të mëngjesit, shoqja zbriti për të blerë pije nga një makinë shitëse dhe pas kthimit e gjeti shoqen e saj të goditur me thikë në shtëpi.
Ajo bërtiti dhe kërkoi ndihmë, fqinjët ndërhynë dhe u përpoqën ta ringjallën, por kur mbërritën mjekët, ajo tashmë kishte vdekur.
Nga banesa nuk është marrë asgjë dhe përjashtohet një grabitje si dhe një vrasje brenda familjes.
Znjsh. Sara Çentelege (Centelleghe) jetonte në apartamentin në Via Nazionale me nënën e saj të ndarë dhe ishte studente në institutin profesional social-shëndetësor në Lovere (Bergamo).
Në kazermë karabinierët po intervistojnë shoqen e saj dhe fqinjët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments