SANKSIONE TË REJA AMERIKANE NDAJ KUBËS: SYNOHEN MJEKËT QË DËRGOHEN JASHTË KUBËS PËR PUNË TË DETYRUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 27
- 1 min read

Havanë, Kubë | Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja kundër Kubës që synojnë në mënyrë specifike programet e ndihmës përmes të cilave Havana dërgon mjekë jashtë vendit në vendet që i kërkojnë.
“Sot ne po shpallim zgjerimin e një politike ekzistuese të kufizimit të vizave në lidhje me Kubën që synon punën e detyruar në lidhje me programin kuban të eksportit të punës”, tha sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio në një deklaratë.
Kjo politikë, specifikohet, zbatohet si për zyrtarët e qeverisë kubane ashtu edhe për zyrtarët e qeverive të huaja, të cilët, besohet se janë përgjegjës ose të përfshirë në programin kuban të eksportit të punës, veçanërisht në misionet mjekësore të Kubës jashtë vendit.
Për Kubën, programi ndërkombëtar i bashkëpunimit mjekësor i nisur në vitet 1960 përfaqëson një burim të rëndësishëm të ardhurash, aq më tepër në kontekstin aktual të izolimit.
Ministri i Jashtëm kuban Bruno Rodriguez tha se në këtë mënyrë sekretari amerikan i Shtetit Rubio, i njohur për qëndrimet e tij kundër z. Kastro, po vendos interesat personale përpara atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments