SAMITI I PARISTIT PËR PAQEN NË UKRAINË FILLON ZYRTARISHT PUNIMET NË ORËN 16:00: DO TË MBAHET NË PALLATIN ELIZE (ELYSEE) | NJIHUNI ME FYTYRAT E UDHËHEQËSVE POLITIKË QË DO TË MARRIN PJESË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 17
- 2 min read

Paris, Francë | Samiti i krerëve të qeverive të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Polonisë, Spanjës, Holandës dhe Danimarkës do të zhvillohet sot pasdite nga ora 16:00 në Pallatin Elize (Elysee).
Takimi jozyrtar, i thirrur nga presidenti francez Makron, do t'i kushtohet sigurisë evropiane dhe situatës në Ukrainë.
Atyre do t'u bashkohen presidenti i Këshillit Evropian, presidenti i Komisionit Evropian dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Pallati Elize (Elysee) e konfirmoi këtë, duke vendosur mbërritjen e udhëheqësve në oborrin e pallatit presidencial në orën 15:45.
“Ky takim - informon një notë nga presidenca franceze - synon të inicojë konsultime midis udhëheqësve evropianë për situatën në Ukrainë dhe për çështjet e sigurisë në Evropë”.
Pallati Elize (Elysee) shtoi se puna mund të zgjerohet në formate të tjera, me synimin për të bashkuar të gjithë partnerët e interesuar për paqen dhe sigurinë në Evropë.
Në fund të takimit nuk janë planifikuar konferenca për shtyp apo deklarata zyrtare.
Pallati Kixhi (Palazzo Chigi) konfirmoi se kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni do të jetë në Paris për samitin.
Kremlini ka njoftuar se përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë do të takohen nesër në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.
“Sot, me udhëzimet e presidentit Putin, ministri i Jashtëm Lavrov dhe ndihmësi i presidentit Juri (Yuri) Ushakov do të fluturojnë për në Riad. Është planifikuar që të martën të mbahet një takim me homologët e tyre amerikanë në Riad, i cili, do t'i kushtohet kryesisht rivendosjes së të gjithë kompleksit të marrëdhënieve ruso-amerikane”.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”, përsëriti se në samit do të diskutohet gjithashtu përgatitja për negociata të mundshme për një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë dhe organizimi i një takimi midis dy presidentëve, Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Vladimir Putin.
“Z. Peskov, sqaroi se deri më tani askush nuk ka pasur biseda konkrete për një dislokim të mundshëm të paqeruajtësve në Ukrainë”, raporton “Tass”.
“Europianët tani po flasin shumë për kontigjentet paqeruajtëse - francezët, britanikët - kjo është e vërtetë, por ju dhe unë i dimë rregullat për vendosjen e kontigjenteve paqeruajtëse, deri më tani askush nuk ka pasur biseda konkrete për këtë temë”, citohet të ketë thënë z. Peskov nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments