SAMITI I KAJROS: PLAN ARAB PËR GAZËN ME AUTORITETIN PALESTINEZ; HAMASI JASHTË GAZËS; 53 MILIARDË $ PËR TA RINDËRTUAR GAZËN NË 5 VJET | VENDET ARABE KUNDËR “RIVIERËS SË PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP)”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 4
- 3 min read

Kajro, Egjipt | Ndërsa Izraeli kërcënon edhe një herë të ndërpresë energjinë elektrike dhe ujin në Gaza, Egjipti ka mbledhur botën arabe për t'i thënë jo, në nivelin më të lartë, idesë së presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) për ta kthyer Rripin e Gazës në një vendpushim luksoz bregdetar pa dy milionë palestinezë.
Dhe me një samit të jashtëzakonshëm të Lidhjes (Ligës) Arabe për Gazën, të thirrur në Kajro, presidenti Abdel Fattah al Sisi arriti të kalojë vijën ambicioze që në Rripin e Gazës, të paktën nga pozicionet komanduese, Hamasi, një degë e Vëllazërisë Myslimane, armike e përhershme, e ndaluar në Egjipt, duhet të zhduket.
Për të krijuar hapësirë për kthimin e Autoritetit Palestinez, i cili, ka thënë se është gati të luajë një rol udhëheqës në Gazën e pasluftës.
Draft dokumenti përfundimtar i samitit në vazhdim përfshin propozimin e Egjiptit për të nisur një plan rindërtimi prej 53 miliardë dollarësh për Rripin që do të përfundojë në vetëm pesë vjet.
“Egjipti kërkon që ky plan të miratohet në mënyrë që populli palestinez të mund të rindërtojë shtetin e tij dhe të mbetet në tokën e tij”, deklaroi presidenti al Sisi në dhomën rrethore faraonike të samitit të mbledhur urgjentisht në kryeqytetin e ri administrativ të Egjiptit për të hequr zgjidhjen e presidentit Tramp (Trump) për enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit.
Përjashtimi, sipas planit egjiptian, do të sanksionohet me hyrjen në skenë të asaj që presidenti al Sisi e ka përcaktuar si një komitet administrativ i përbërë nga ekspertë dhe teknokratë të pavarur palestinezë, të ngarkuar me menaxhimin e Rripit të Gazës për gjashtë muaj në funksion të kthimit të Autoritetit Palestinez në Gaza.
Plani kërkon ndihmë emergjente, rindërtim dhe zhvillim ekonomik afatgjatë në dy faza dhe mbështetet në një fond të mbikëqyrur ndërkombëtarisht për të siguruar efektivitetin e megafinancimit.
Një fazë fillestare gjashtëmujore fokusohet në pastrimin e rrënojave, pastrimin e municioneve të pashpërthyera dhe sigurimin e strehimit të përkohshëm.
Faza e dytë e rindërtimit, për katër vitet e gjysmë të mbetura, ndahet nga ana tjetër në dy pjesë.
E para deri në vitin 2027 me një buxhet prej 20 miliardë dollarësh.
E dyta deri në vitin 2030 me një kosto të vlerësuar prej 30 miliardë dollarësh.
Plani mori menjëherë mbështetje të fortë nga OKB-ja përmes fjalimit të sekretarit të saj të Përgjithshëm Antonio Guterres dhe nga Bashkimi Europian, presidenti i së cilës, Antonio Kosta (Costa), parashikoi se Autoriteti Kombëtar Palestinez do të luajë një rol vendimtar në qeverisjen e Gazës.
Me pak fjalë, do të mbushë boshllëkun që duhet të lihet nga Hamasi.
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, në samit, tha se ishte gati për të mbajtur zgjedhje brenda vitit të ardhshëm dhe njoftoi se forcat palestineze të sigurisë do të marrin rolin e tyre pas ristrukturimit dhe bashkimit të kuadrove të pranishme në Rripin e Gazës dhe trajnimit të tyre në Egjipt dhe Jordani.
Plani përmend gjithashtu mundësinë e një pranie ndërkombëtare në territoret palestineze, përmes një rezolute të mundshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Presidenti Abbas njoftoi gjithashtu krijimin e një posti nënkryetar për Autoritetin Palestinez, si dhe një amnisti për anëtarët kundërshtues të partisë së tij, Fatah-ut.
Ndërkohë, ndërsa udhëheqësit arabë u takuan në Kajro, ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar bëri thirrje për çmilitarizimin e plotë të Gazës për të kaluar në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit.
Një kërkesë e refuzuar menjëherë nga organizata islamike palestineze, sipas së cilës, çarmatimi i saj është një kusht i papranueshëm, një vijë e kuqe që nuk mund të kalohet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments