SALVADOR: DY UDHËHEQËS TË BANDËS BARRIO 18 DENONCUAN NË GAZETËN ONLINE “EL FARO” SE KISHIN NDIHMUAR PRESIDENTIN NAIB (NAYIB) BUKELE TË NGRIHEJ NË PUSHTET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 12
- 1 min read

Salvador | Presidenti i El Salvadorit, Naib (Nayib) Bukele, përdori rrjetet sociale virtual për të treguar anëtarët e bandës brenda burgut të sigurisë maksimale Cecot (Qendra e Paraburgimit Terrorist) për të diskredituar deklaratat e bëra nga dy udhëheqës të bandës Barrio 18 në gazetën online “El Faro” në lidhje me marrëveshjet e dyshuara me krimin e organizuar që e ndihmuan atë të ngrihej në pushtet në vitin 2019.
“Presidenti Bukele bëri një pakt me bandat”, bëri shaka kreu i shtetit në rrjetin social virtual Iks (X), duke postuar një video që tregon anëtarët e bandës me pranga duke hyrë në mega-burg.
Videoja, me mbishkrimin “Pakti”, përfshin gjithashtu një grafik që tregon se si El Salvadori është shndërruar nga vendi më i dhunshëm në botë në një nga më të sigurtit në vitin 2024.
Një javë më parë, z. Karlos Kartagena (Carlos Cartagena), i njohur si “Çarli” dhe një tjetër bos droge i identifikuar si Liro Man, nga fraksioni “Revolucionarios i Barrio 18”, i treguan entit mediatik “El Faro” detajet e një marrëveshjeje të supozuar që do ta kishte ndihmuar presidentin Bukele të ngrihej në pushtet.
Intervistat vijnë pas një hetimi nga e njëjta gazetë online që në vitin 2020 zbuloi marrëveshjen e dyshuar të presidentit Bukele me bandat kriminale për të ulur vrasjet, të cilën presidenti e mohon.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments