SALVADOR: 150000 NËNSHKRIME KUNDËR MINIERAVE NË ASAMBLENË LEGJISLATIVE | NISMA PËR MBLDHJEN E NËNSHKRIMEVE U VU NË ZBATIM NGA KISHA KATOLIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 19
- 1 min read

Salvador | Përfaqësuesit e Konferencës Ipeshkvnore të Salvadorit, të shoqëruar nga dhjetëra famullitarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe organizata të ndryshme, i paraqitën Asamblesë Legjislative 150 mijë nënshkrime për të kërkuar shfuqizimin e “Ligjit të Përgjithshëm për Nxjerrjen e Metaleve”.
“Ne e dimë se minierat do të ishin seriozisht të dëmshme. Ne po e bëjmë këtë për të mirën e të gjithëve. Është vullneti i 150000 njerëzve dhe të tjerëve që nuk kanë nënshkruar, por që pajtohen”, tha z. José Luis Eskobar (Escobar), kryepeshkop i Salvadorit dhe president i Konferencës Ipeshkvnore (Episkopale) të vendit.
Koordinatorët e nismës thanë se nënshkrimet u mblodhën në mbarë vendin, në rreth 600 famulli dhe vende të tjera publike.
Kisha ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj nxjerrjes së metaleve, me argumentin se aktiviteti kërcënon jetën dhe mjedisin.
“Ligji i Përgjithshëm për Nxjerrjen e Metaleve” u miratua më 23 dhjetor të vitit 2024, i promovuar nga presidenti Naib (Nayib) Bukele dhe deputetët që mbështesin qeverinë e tij, pasi kreu i shtetit deklaroi se në Salvador ka një përqendrim të lartë ari.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments