
Uashington, Amerikë | Rruga është e hapur për të kuptuar pse disa vaksina ofrojnë mbrojtje gjatë gjithë jetës, ndërsa të tjera, si ajo kundër gripit, prodhojnë antitrupa që zbehen pas disa muajsh.
Përgjigja qëndron në qelizat e palcës kockore të quajtura megakariocite, të cilat, formojnë trombocitet e nevojshme për mpiksjen e gjakut dhe të cilat gjithashtu kanë një rol kyç në prodhimin e antitrupave; këtë e tregon studimi i publikuar në revistën Nature Immunology, i udhëhequr nga Shkolla e Mjekësia e Universitetit Amerikan të Stanfordit.
Testi i zhvilluar nga studiuesit i koordinuar nga Bali Pulendran mund të ndihmojë në zhvillimin e vaksinave të afta për të ofruar mbrojtje të zgjatur me kalimin e kohës dhe përshpejtuar provat klinike, në të cilat, pjesëmarrësit duhet të ndiqen për muaj ose vite për të përcaktuar se sa zgjat imuniteti i tyre, dhe për të hapur rrugën për plane të personalizuara të vaksinimit bazuar në përgjigjen e secilit person, në mënyrë që të kuptojmë se kujt do t'i duhet një vaksinë përforcuese dhe kur.
Autorët e studimit u dhanë 50 vullnetarëve një vaksinë eksperimentale kundër gripit të shpendëve dhe më pas mblodhën mostra gjaku gjatë 100 ditëve në vijim.
Duke përdorur një program të bazuar në Inteligjencën Artificiale, ata identifikuan një nënshkrim molekular tashmë në ditët menjëherë pas vaksinimit, i cili, shoqërohet me forcën e përgjigjes imune edhe në muajt në vijim.
Konfirmimi i përfshirjes së megakariociteve erdhi falë testeve të mëtejshme në minj; me administrimin e vaksinës së bashku me trombopoetinën, një ilaç që rrit numrin e megakariociteve të aktivizuara, nivelet e antitrupave dy muaj më vonë u rritën me rreth gjashtë herë.
Studiuesit kanë treguar gjithashtu se i njëjti nënshkrim karakterizon edhe vaksinat e tjera, si ato kundër gripit, Covid-19 dhe malaries.
Hapi tjetër do të jetë të kuptojmë pse disa vaksina aktivizojnë megakariocitet më shumë se të tjerat.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments