Jekaterinburg, Federata Ruse | Një gjykatë në Jekateringurg (Yekaterinburg), në Rusi, dënoi me 12 vjet heqje lirie qytetaren ruso-amerikane Ksenia Karelina.
Ajo u akuzua për tradhti.
Ajo u akuzua se kishte dhuruar pak më shumë se 50 dollarë për një fondacion bamirësie pro-ukrainas.
“Gjykata e shpalli Ksenia Karelinën fajtore për tradhti të lartë dhe e dënoi me 12 vjet burg”, është vendimi i gjykatës rajonale të Sverdlovsk-ut dhe Jekaterinburgut (Yekaterinburg), në rajonin Ural, të Rusisë.
Më 8 gusht, prokurori publik kishte kërkuar 15 vjet burg për të.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments